
Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, ka rënë dakord të paraqitet për intervista në disa komisione të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së më 1 dhjetor. Njoftimin e bëri Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës në një deklaratë të martën. Sipas deklaratës, intervistat do të zhvillohen para Komitetit të Punëve të Jashtëm, Komitetit të Përzgjedhur për Partinë Komuniste Kineze dhe Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve.
Kështu, Jensen Huang para Kongresit amerikan do të përballet me pyetje për çipat dhe lidhjet me Kinën. Këshilltari i Përgjithshëm i Nvidia-s, Tim Teter, do të paraqitet para të njëjtave komitete një ditë më pas, më 2 dhjetor, thuhet në deklaratë. Huang dha dorëheqjen si CEO i Nvidia-s të enjten, pas raportimeve për lidhje jashtëmartesore, përfshirë një që dyshohet se ishte spiune kineze.
Këto raportime ngritën pikëpyetje mbi eksportet e çipave të përparuar të inteligjencës artificiale të kompanisë në Kinë. Kryetarët republikanë të komiteteve, Brian Mast, John Moolenaar dhe Rick Crawford, thanë në një deklaratë se presin me padurim të dëgjojnë nga Jensen Huang dhe Tim Teter mbi rolet e tyre në një shkelje të mundshme të sigurisë kombëtare.
Sipas tyre, populli amerikan ka nevojë për përgjigje mbi rolin e Huang dhe Nvidia-s në lejimin e aktorëve të rrezikshëm të Kinës për të aksesuar çipat më të përparuar të vendit. Ata kërkojnë gjithashtu sqarime mbi rolin e një aseti të mundshëm të inteligjencës kineze në këtë skandal.
