Kanadaja gjobit Volkswagen – 150 milionë dollarë gjobë për thyerjen e rregullave të ndotjes

Një gjykatës në Kanada miratoi një gjobë prej 150 milionë dollarë kundër Volkswagen, pasi kompania u shpall fajtore ndaj dhjetëra akuzave për skandalin e emetimit të gazrave ndotës. Volkswagen u akuzua në Dhjetor për importimin e thuajse 128,000 makinave në Kanada që thyenin standardet e ndotjes.

Volkswagen u shpall fajtore për 60 akuzat e thyerjes së Aktit Kanadez të Mbrojtjes së Mjedisit dhe për dhënien e informacionit të gabuar.  Gjoba ishte më e madhja deri më tani në penalitetet e mjedisit në Kanada.   “Rezoluta pranon masat e Volkswagen për të ndrequr gjërat në Kanada dhe fuqizuar politikat e përputhjes me rregullat botërore.

Pagesa nga kompania do të përdoret për të mbështetur projektet e mjedisit në vend”, bëri të ditur Volkswagen në një deklaratë.  Kompania pranoi se ka përdorur një software të jashtëligjshëm për të kaluar provat e ndotjes në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, çka shkaktoi një kryengritje botërore kundër makinave me naftë dhe që ka kushtuar deri më tani 30 miliardë euro në gjoba dhe kosto të riblerjes së makinave.

Në Maj 2019, Volkswagen vendosi 5.5 miliardë dollarë provizione ndërkohë që vazhdon të përballet me gjoba në të gjithë botën.

SCAN

SHKARKO APP