Kapsula ”Dragon” rikthehet në tokë

Kapsula e re komerciale amerikane ka përmbyllur demonstrimin e saj me një rënie të suksesshme në oqeanin atlantik. SpaceX Dragon, u shkëput nga stacioni hapësinor ndërkombëtar ku qëndroi e mbërthyer gjatë javës së shkuar, dhe rihyri në atmosferën e tokës. Ajo ishte e pajisur me një mburojë mbrojtëse nga nxehtësia dhe katër parashuta i garantuan një kontakt të butë me ujin, 450 km larg nga Cape Canaveral, Florida.

Pati brohoritje në qendrën e kontrollit të misionit ndërsa kapsula u ul mbi atlantik. Misioni, që nuk kishte asnjë njeri në bord por vetëm një manekin të mbuluar nga sensorë, përfundoi sipas parashikimeve. Tani, kapsula Dragon do ti hapë rrugën agjencisë hapësinore amerikane NASA të miratojë udhëtimet me ekuipazh. I pari udhëtim i tillë mund të ndodhë në korrik, edhe pse data mund të ndryshojë.

Që nga koha e shatëllave, amerika nuk ka dërguar më astronautë në orbitë dhe është mbështetur tek Rusia dhe anijet e saj hapsinore sojuz, që lancoheshin nga kozmodromi i bajkonurit në kazakistan. NASA shpreson t’i japë fund ngërçit 8-vjeçar dhe të fillojë të aplikojë dy sisteme të reja komerciale të transportit. Përvec Space X, agjencia po financon edhe Boeingun për të prodhuar një kapsulë tjetër, të quajtur Starliner.

SHKARKO APP