Karikimi pa kabuj, zgjidhja për makinat elektrike

 

Makinat elektrike janë padyshim një formë e transportit të së ardhmes, por shumë sfida teknike duhet të kalohen përpara se ato të zëvendësojnë makinat që funksionojnë me naftë dhe benzinë.

Kërkuesit në Zaragoza në Spanjën veriore janë duke punuar në zgjidhjen e njërit prej problemeve më të mëdhej: si të karikohen bateritë në mënyrë eficente.

Shkencëtarët e përfshirë në projektin pa kabuj të mbështetur nga BE kanë zhvilluar një stacion inovativ për karikimin wireless për makinat elektrike. Ndryshe nga sistemet e tjera mund të karikojë makinat elektrike ose kamionët në vetëm 20 minuta.

Lourdes Garcia, një inxhinier industrial me Endesa, thotë se pozicioni i bobinave është celesi. ‘Sistemi funksionon me bobina që janë të futura nën pistën e stacionit karikues. Është një teknologji me induksion përmes përdorimit. Bobina fuqizohet nga rrjeti elektrik. Kur pajisja pozicionohet në mënyrë korrekte në stacionin hapësinor, një lidhjet bëhet mes bobinës dhe makinës. Bobinat transferojnë energji në makinë. Është një sistem modular shumë fleksibel. Ju mund të karikoni makinat, kamionët ose autobusët elektrike.’

Kërkuesit thonë se metoda është më e lehtë, më e sigurtë, më e sigurtë ndaj vandalizmave dhe ka një impakt më të vogël vizual se karikimi me kabuj.

Jose Francisco Sanz Osorio, një inxhinier industrial me Qendrën Kërkimore për Burimet Energjike dhe Konsumimin thotë se ata tani po i kthehen industrisë për t’i ndihmuar në përmbushjen e testimit. ‘Përsa i përket elektronikës, ne kemi zhvilluar 99 përqind të potencialit të saj të plotë dhe ne kemi atë që nevojitet për të prodhuar një stacion karikimi eficent me wireless.

‘Puna e mbetur ka të bëjë me bobinat dhe pikërisht këtu po calon edhe puna jonë. Ne kemi nevojë të gjejmë manifakturues bobinash të interesuar në këtë produkt. Por këto bobina janë kaq shumë inovative dhe është akoma e vështirë për të gjetur manifakturuesit përkatës,’ thotë ai.

Projekti gjithashtu synon të bind publikun mbi përfitimet e makinave elektrike.

Por fillimisht, kishte sfida teknike të mëdha për tu kaluar, sikundër Axel Barkow, një inxhinier elektronike dhe koordinator i projektit shpjegon: ‘Fillimisht në nivelin e komunikimit, pra, si të bënim të operueshëm komunikimin mes makinës dhe infrastrukturës. Më pas në nivelin e transmisionit të energjisë. Pra, se si mundet një makinë me 3.7 KË të karikohet në një stacion karikimi me 50 KË. Dhe në fund, ne po adresonim problemin e pozicionimit, sepse pozicionimi i makinës në mënyrë korrekte do të thotë të pozicionosh bobinat nën stacion në linjë me ato të makinës. Kjo ka një impakt në eficencën e karikimit.’

Pra, si munden shoferët të marrin potencialin më të madh nga kjo teknologji?

Përgjigja qëndron në zhvillimin e sistemit që asiston shoferët të pozicionojnë makinat e tyre ekzaktësisht mbi bobinat karikuese, në mënyrë që asnjë pikë energjie të mos shkojë dem. Kolegu i Barkow Jorg Kufen, thotë se zgjidhja e tyre përfshin fusha magnetike, sisteme optike dhe algoritme. ‘Në fund të projektit ne jemi tani në një pikë ku ne mund të themi, se me një kamera dhe një sistem mbështetës identifikimi me frekuenca radio (RFID) ne mund të lejojmë shoferin të afrohet në sistemin e karikimit induktiv në një mënyrë korrekte.’

Me shumë kërkim nevojitet për të rritur potencialin e stacionit të karikimit dhe për të optimizuar operueshmërinë e tij, sipas Jose Francisco Sanz Osorio. ‘Ne po shohim në një frekuencë të dhënë, por në vende të tjera ata mund të punojnë me një frekuencë tjetër. Kështu na nevojitet të harmonizojmë këto frekuenca. Na gjithashtu nevojitet të biem dakort në madhësinë e bobinave, në distancat e emisioneve elektrike. E gjitha kjo nevojitet për sistemin që të jetë tërësisht i operueshëm.’

‘Unë mendoj se përsa i përket makinave, ne jemi shumë afër në prodhim serial, thotë Barkow. ‘Kjo nëse, mendoj unë, ne do të shohim makinë që janë të pajisura me këtë teknologji brenda vitit tjetër ose dy viteve të ardhshme.’

Çështja tjetër e madhe e rradhës, thonë kërkuesit, është se si të zhvillojnë një sistem karikimi dinamik, që do të lejojë makinat të karikohen në lëvizje nëpër autostrada dhe rrugë.

SHKARKO APP