Karrocë e re për invaliditët
Inxhinieri i ri i Informatikës, Mustafa Onur Aydin, ka zhvilluar karrocë “të mençur” për personat invalidë me motor elektrik që mund të kontrollohet me zë dhe me lëvizje të kokës, ndërsa për këtë është motivuar nga dashuria ndaj tezës e cila vuan nga Multiple Skleroza (MS), raporton Anadolu Agency (AA).
Me qëllim që të lehtësojë jetën e personave me invaliditet, inxhinieri njëzet e gjashtë vjeçarë Aydin pas dy vitesh punë të përkushtuar bëri një prototip të karrocës speciale të cilën e quajti “Smart”, karroca multifunksionale elektrike për invalidët”, ndërsa projektin e mbështeti Këshilli Turk për Shkencën dhe Teknologjinë (TUBITAK).
Duke folur për AA, Aydin theksoi se dëshiron të ndihmojë personat me invaliditet që kanë kufizime apo kurrfarë mundësie të lëvizjes së dorës dhe këmbës, pikërisht sikur që është rasti me tezën e tij të sëmurë, ndërsa projekti i karrocave të mençura është bërë prioritar në mesin e shumë ideve afariste që i ka patur pas përfundimit të studimeve.