Kina kufizon eksportin e dronëve dhe superkompjuterëve

Shqetësimi për sigurinë kombëtare ka çuar Kinën që të kufizojë eksportin e dronëve dhe superkompjuterëve. Ligji i ri prek dronët që mund të qëndrojnë në ajër për më shumë se një orë, të përballojnë kushtet e këqia të motit dhe të arrijnë lartësinë 1.5 km.
Gjithashtu, preken kompjuterët, “hardware” i të cilëve mund të mbajë shpejtësi procesimi 8 teraflop për sekondë.
Tashmë, kompanitë që shesin dronë dhe superkompjuterë duhet të aplikojnë për licencë para se të eksportojnë.
Njoftimi zyrtar erdhi nga Ministria kineze e Tregtisë, por nuk qartësoi pse kjo teknologji ishte kërcënim për sigurinë kombëtare të Kinës. T.Ch 

SHKARKO APP