Kina ndalon shitjet e iPhone pas padisë së Qualcomm

Një gjykatë Kineze vendosi të ndalojë shitjet dhe importet e modeleve të iPhone në vendin më të madh në botë për nga popullsia si rezultat i betejës ligjore mes Qualcomm dhe Apple.

Gjykata vendosi se disa modele, përfshirë iPhone X, shkelnin patentat e Qualcomm.

Vendimi prej modelet iPhone 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe iPhone X si dhe duhet të kenë versione më të vjetra sesa iPhone iOS12.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apple dhe Qualcomm kanë hyrë në një betejë ligjore që nga fillimi i 2018-ës ku i pari akuzon të fundit për praktikat të pandershme licencimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Qualcomm thotë se Apple i detyrohet miliarda për shkak të licencimit të patentave, raporton PCW.

Në Prill pritet seanca e parë gjyqësore e cila do të vendosë fatin një bashkëpunimi të gjatë mes prodhuesit më të madhe në botë të çipeve dhe prodhuesit të një prej telefonëve më të shitur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?