Kina nuk ndal investimet – 12.4 mld USD në infrastrukturën e aviacionit

Kina e ka nisur këtë vit me investime marramendëse në shumë fusha dhe së fundmi ka vendosur të investojë plot 12.4 miliardë dollarë në infrastrukturën e aviacionit.

Qeveria kineze do të investojë deri në 85 miliardë juanë në infrastrukturën e aviacionit gjatë 2019 për të mbështetur zhvillimin e industrisë. Kështu njoftoi autoriteti i aviacionit të vendit gjatë ditës së sotme.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës dha komentin në një deklaratë që u botua në faqen e saj të internetit për objektivat qe ka për vitin 2019.

SHKARKO APP