Kina përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të monitoruar pakicat etnike.

Sistemi geo-fence, një “gardh virtual”, paralajmëron autoritetet kur objektivat kalojnë përtej një “zone të sigurt”.

Kina po shton për njohjen e fytyrës tek sistemet mbikqyrëse të saj në Xinjiang, një rajon i dominuar nga myslimanët në perëndimin e largët të vendit që kritikët pretendojnë se është nën kontrollin abuziv të sigurisë. Mjetet e “gardhit virtual” njoftojnë autoritetet kur objektivat dalin përtej një zone sigurie prej 300 metrash, sipas një burimi anonim që foli për Bloomberg.

E drejtuar nga nje kompani shtetërore, i ashtuquajturi “projekti alarmues” përputh fytyrat nga pamjet e kamerave të vëzhgimit me një listë të të dyshuarve. Projekti është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të parandaluar sulmet terroriste duke mbledhur të dhënat biometrike të miliona qytetarëve (të moshës 12 deri në 65 vjeç), të dhëna të cilat më pas iu bashkohen kartave të identitetit përkatëse.

Pekini këmbëngul se masat e rrepta të sigurisë janë të nevojshme për të trajtuar ngjarjet e shumta të dhunës dhe trazirave, të cilat Pekini i lidh me ekstremistët islamikë. Por aktivistët, përfshirë Human Rights Watch, e kanë dënuar politikën e Kinës si një “shkelje të normave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”. Kina gjithashtu është qortuar për kufizimin e lirive fetare të 10 milion ujgurëve të rajonit, shumica e të cilëve janë muslimanë dhe për vendosjen e kufizimeve të udhëtimit ndaj atyre që i përkasin pakicës etnike.

Kina ka sistemin më të madh të monitorimit në botë, me rreth 170 milionë kamera anembanë vendit, me plane për të instaluar 400 milionë kamera të reja gjatë tre viteve të ardhshme. Tani planifikon të shtojë teknologjinë e njohjes së fytyrës me ndihmën e kompanive të inteligjencës artificiale në një përpjekje për të ti dhënë kuptim provave të videos, për të ndjekur të dyshuarit dhe madje për të parashikuar krimet.

 

 

SHKARKO APP