Kina prodhon reze lazer kundër dronëve
“Ky dispozitiv ka një reze veprimi prej dy kilometrash dhe mund të arrijë një objektiv të vogël në ajër, që fluturon në lartësi të vogla, për më pakë se pesë sekonda pasi e ka lokalizuar”, theksoi agjencia Kina e Re, duke cituar një komunikatë të Akademisë së Inxhinierisë Kineze.
Media e shtetit ka publikuar disa foto të sistemit, të përbërë nga një kub i madh lëvizës, i pikturuar me ngjyra kamufluese, mbi të cilin ndodhet një top që lëshon rezet lazer.
Agjencia Kina e Re paraqiti gjithashtu edhe foto të disa dronëve që shkatërrohen në ajër.
“Ky sistem mbrojtës ka për synim të luajë një rol kyç gjatë organizimit të evenimenteve madhore të organizuara në zonat urbane”, theksoi agjencia kineze