Kinezët vendosin në Itali sistemin e alarmit që parlajmëron tërmetet. Alarmi 8 sekonda para lëkundjes së tokës
Nëse e shikon L’Akuilën nga larg, qyteti ëhstë i rrethuar nga vincat dhe shenja të një prej tërmeteve më të rëndë në historinë e italisë.
Sot, qyteti po mbështetet tek përdorimi i teknologjisë 5G për të ndërtuar një të ardhme të re për të. Kompania kineze ZTE, ka zgjedhur L’Akuilën për të hapur qendrën e parë të saj të inovacionit dhe kërkimit, në fushën e teknologjisë 5g.
ZTE dhe universiteti i L’Aquilës po testojnë teknologjinë për të menaxhuar më mirë emergjencat e lidhura me tërmetet. Duke përdorur 5G, alarmi mund të dërgohet me shpejtësi më të madhe.
“Mund të imagjinojmë një ndërtesë pranë epiqendrës së tërmetit. Ne mund ta pikasim dridhjen e tokës dhe falë teknologjisë 5G mund të dërgojmë një alarm në L’akuila, tetë sekonda para mbërritjes së valës sizmike – thonë ekspertët. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me tërmetet. Në qytetin smart të së ardhmes, studiuesit po kërkojnë mënyra të reja për ta përdorur këtë teknologji në fusha të ndryshme, përfshirë artet. L’Aquila synon të bëhet një laborator i gjallë ku teknologjia të mund të përdoret për të ofruar shërbime në fusha të ndryshme. Dhe kërkuesit po testojnë përdorimin e 5G në gjashtë sektorë, tërmete, art, telefoni, shëndetësi, bujqësi dhe siguri. Dhe zyrtarët lokalë besojnë se qyteti do të bëhet një model.