Kini kujdes, Facebook po përgjon telefonin dhe të gjitha mesazhet!
Një skandal i madh ka përfshië sërish Facebook, i cili akuzohet së ka pëgjuar jo vetëm mesazhet e përdoruesve por edhe telefonat e tyre.
Ndërmarrja newyorkeze “Six4Tishree” ka prodhuar një aplikacion, Pikinis, që gjente foto me rroba banjo në rrjet të përdoruesëve dhe të miqve të tyre. Ndryshimi i politikës së praivatsisë në fakt, i vendosur nga Zuckerberg në 2015 ka shkaktuar humbjen e 250 mijë dollarëve.
Dyshimi është thelluar më shumë gjatë viteve: Facebook mendohet të ketë dëgjuar telefonatat e përdoruesëve të tij përmes mikrofonit të celularit. Për më shumë: edhe vendndodhjen, leximin e mesazheve dhe indeskin e telefonatave. Denoncimi këtë herë vjen nga një ndërmarrje, newyorkezja “Six4Three”, që ka dorëzuar padinë në gjykatën e San Mateo në Californi.
Sot ajo i ka pushuar të gjitha aktivitetet e saj, por në vitin 2015 pretendon të ketë qenë dëmtuar rëndë nga ndryshimi i politikës së Mark Zuckerberg.
Që prej atij viti Facebook u ndaloi ndërmarrjeve të treta që zhvillonin shërbime për rrjetet sociale, si “Six4Three”, të mblidhnin informacione mbi rrjetin e miqve të përdoruesëve.