Kjo është “Audi RS6 Avant” që sfidon “Bugatti Veyron”

Audi RS6 Avant është një automjet me kapacitet të lartë, ai vjen me një motor 4.0 litra që prodhon 591 kuaj fuqi, por sigurisht edhe një çmim të lartë duke filluar prej 100 mijë eurosh.

Gjithsesi, gjithmonë ka mundësi për përmirësime dhe ABT Sportline ka punuar që modeli RS6 Avant, që të ketë kapacitet prej 700 kuaj fuqive. Dhe, ky është vetëm një fillim i përditësimeve.

Për versionin TenTension të këtij automjeti, Wheelsandmore ka punuar që makina të arrijë 1,000 kuaj fuqi, duke arritur kështu nivelin e një Bugatti Veyron të fuqishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, Audi RS6 Avant mund të arrijë shpejtësi deri në 330 kilometra në orë, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë automjeti e arrin për 3.6 sekonda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?