Komandanti i Artemis II publikon pamjet unike, momenti kur Toka zhduket pas Hënës (VIDEO)

Ekuipazhi i misionit Artemis II ka shënuar një moment historik gjatë udhëtimit të tij 10-ditor, duke realizuar fluturimin më të gjatë njerëzor rreth Hënës dhe kthim, për herë të parë pas 54 vitesh.

Gjatë fluturimit 7 orësh pranë Hënës, astronautët përjetuan fenomene të rralla dhe mbresëlënëse, përfshirë një eklips total diellor dhe të ashtuquajturin “pendim i Tokës”, një efekt i ngjashëm me perëndimin e diellit, ku Toka zhduket gradualisht pas horizontit hënor.

Komandanti i misionit, Reid Wiseman, publikoi pamje spektakolare që tregojnë momentin kur Toka “zhduket” pas Hënës. Videoja është regjistruar me një icelular, pajisje që iu dha çdo anëtari të ekuipazhit për të dokumentuar përvojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Wiseman e përshkroi këtë moment si një përjetim unik: “Është si të shohësh një perëndim dielli nga pika më e largët e universit”, shkroi ai, duke shtuar se kolegët e tij, Christina Koch, Victor Glover dhe Jeremy Hansen, po dokumentonin vazhdimisht pamjet mahnitëse nga anija.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas komandantit, videoja është e papërpunuar dhe e regjistruar me zmadhim “8x”, duke ofruar një përjetim shumë pranë asaj që sheh syri i njeriut.

Misioni Artemis II, i nisur më 1 prill 2026 nga NASA, përfundoi me sukses më 10 prill, pasi ekuipazhi realizoi një udhëtim historik rreth Hënës që u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?