Kompania e makinave tërheq 953 mijë automjete në mbarë botën! 7 modelet që kanë probleme
Kompania Ford ka njoftuar se ka në plan që të tërheqë nga tregu 953,000 automjete në mbarë botën, përfshirë 782,000 në Shtetet e Bashkuara nga frika se “airbag”-u i pasagjerit mund të shpërthejë dhe të shkaktojë dëmtime.
Kompania deklaron se nuk ka raportime për dëmtime si rrjedhojë e këtij defekti të konstatuar por në mbarë botën rezulton se si rrjedhojë e defekteve të ngjashme me marka të tjera automjetesh, 23 persona kanë humbur jetën.
Ndaj kompania u bën apel atyre që kanë modelet e mëposhtme të automjeteve (Ford Edge e Lincoln MKX të 2010, Ford Ranger të 2011, Ford Fusion e Lincoln MKZ të viteve 2010-2012, Mercury Milan 2010-2011, dhe Ford Mustang 2010-2014 që të caktojnë takime me shitësit të cilët do t’u zëvëndësojnë pjesën përkatëse pa pagesë.
SCAN