Konkurrues jo vetëm në tokë, Jaguar sjell “bishën” e re të ujit (FOTO)

Një skaf elektrik, i cili është ndërtuar nga kompania britanike e prodhueseve të makinave “Jaguar” duke përdorur teknologjinë Formula E, ka thyer një rekord të ri botëror.

Jaguar Vector V20E që punon me bateri ka thyer javën e kaluar rekordin botëror teksa arriti një shpejtësi mesatare prej 142 kilometrash në orë, ndërsa garonte në një liqen.

E drejtuar nga themeluesi i Jaguar Vector, Peter Dredge, skafi V20E theu limitet e mëparshme elektrike prej 122 kilometrash në orë të vendosur në vitin 2008.

“Është një nder i madh që ekipi Vector arriti të vendoste një rekord të ri botëror përsa i përket garave të ujit”, u shpreh shefi ekzekutiv i Jaguar, Malcolm Crease.

SHKARKO APP