“Kontrata hënore” prej 967 milion dollarësh – NASA zgjedh tre kompanitë që do të dërgojnë njerëzit në Hënë
NASA ka zgjedhur SpaceX, Blue Origin dhe Dynetics për të hartuar dhe ndërtuar tre sisteme të cilat mund t’i çojnë njerëzit në sipërfaqen e Hënës. Të tre kompanitë do të punojnë në hartimet e tyre gjatë vitit të ardhshëm, dhe përfundimisht, NASA do të zgjedhë një prej kompanive që do të dërgojë gruan dhe burrin e parë në sipërfaqen hënore.
Kompanitë e përzgjedhura janë një pjesë kritike e programit Artemis të NASA-s, nisma e agjencisë për të dërguar njerëzit përsëri në Hënë deri në vitin 2024.
Tani, NASA ka dhënë kontratat e tokës hënore për tre konkurrentë. Kontratat janë në vlerë prej 967 milion dollarë të kombinuara, megjithëse kompanitë do të vendosin disa nga fondet e tyre për zhvillim, dhe ato do të zgjasin 10 muaj pasi kompanitë të rafinojnë modelet e tyre.
Shkurtin e ardhshëm, NASA do të vendosë se cilat kompani do të kryejnë misione demonstruese dhe përfundimisht do t’i dërgojnë anijet kozmike të tyre në hapësirë.
Aktualisht asnjë nga kompanitë e zgjedhura nuk ka krijuar një prototip pune për anijet kozmike dhe uljen e tyre. SpaceX dhe Blue Origin kanë provuar me sukses pajisje të ndryshme të nevojshme, por asnjë anije kozmike e kompletuar për fluturim nuk është ndërtuar plotësisht. (the verge