Koronavirusi shkatërron Apple

Qendra e fabrikimit të Apple, Kina, po vuan dhe gjithçka do të bëhet më keq nëse koronavirusi vazhdon të përhapet. Kjo pasi fabrikat Foxconn, që prodhojnë Iphone dhe Airpods janë duke shtyrë periudhën e tyrë të mbylljes.

Kjo zgjatje do të jetë shokuese për tregun dhe do ta dëmtojë edhe më shumë zinxhirin ekonomik për produktet më të shitura të Apple. Shifrat tregojnë se për çdo javë që fabrikat qëndrojnë të mbyllura, 1 milionë Iphone humbin nga shitjet e Apple.

Por dhe kur të rihapen, fabrikat do të duan të paktën 2 javë për të rimëkëmbur humbjet. Airpods, që tani nuk po arrijnë dot nevojat e klientëve, pasi kërkesa është shumë më e lartë se sa oferta. Nëse koronavirusi vazhdon të përhapet Apple do të kalojë një periudhë shumë të vështirë.

SHKARKO APP