Krijohen reklama për rrjetet sociale që zbulojnë abuzimin seksual ndaj fëmijëve
Gjigandët e teknologjisë mund të përballen me rregulla të ashpra pasi janë vendosur reklama nëpërmjet Google dhe Facebook që zbulojnë aplikacionet për abuzimin e fëmijëve.
Aplikacionet e përdorura ishin të disponueshme në Apple Store dhe Google Play, të cilat drejtonin përdoruesit e grupeve WhatsApp që të bëheshin pjesë e bisedave me abuzues seksualë.
Reklamat po mundësojnë regjistrimin e telefonatave, vendndodhjen e një objektivi dhe monitorimin e mesazheve në rrjete sociale. Facebook dhe Google thanë se kanë ndërmarrë hapa për të adresuar problemin.
“WhatsApp nuk po punon mjaftueshëm që të ndalojë përhapjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve në aplikacionin e saj”, tha Tony Stower, kreu i sigurisë në internet në fushatën për mbrojtjen e fëmijëve.
Kujtojmë se WhatsApp është në zotërimin e Facebook.