Krijohet aplikacioni super anti-stalking, ku përndjekësit ‘lenë gjurmë’

“MyTutela” është një aplikacion inovativ anti-stalking, i cili mundëson mbledhjen e provave digjitale të veprave kibernetike të krimit, me regjimin e mjekësisë ligjore, dmth, pa ndryshimin e origjinalit, duke zbatuar algoritme që garantojnë vërtetësinë dhe origjinën e burimeve të provave.

Një aplikacion për sigurinë personale, që synon të bëjë “thjeshtë procesin e raportimit për stalking dhe duke vepruar si pengesë për ata që përpiqen, nëpërmjet mjeteve të komunikimit digjital, të përcjellin dhunë tek të tjerët.

MyTutela u krijua për të mbrojtur viktimat e stalking, dhe të ngacmimeve të ndryshme duke u mundësuar atyre raporte konkrete me të dhëna të cilat mund t’i dërgojnë direkt tek autoritetet.

Tre hapat kryesore janë: mbikëqyrja e (bisedave, mesazheve audio dhe thirrjeve të atyre që duan të jenë nën vëzhgim), validimi i materialit të akumuluar dhe krijimi i raporteve.

Në bazë të këtij projekti janë David Tucker, një inxhinier elektrik me diplomë master në krimin kibernetik dhe mjekësinë ligjore, Marco Calonzi, prokuror i mjekësisë ligjore teknike si dhe ekspert në rastet e dhunës gjinore ndaj fëmijëve 18 vjeç si dhe Susanna Testi, e cila aktualisht punon me një fond investimi në startups inovative në Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i tyre është të “ndihmojnë njerëzit të cilët nuk kanë guxim të raportojnë nga frika se mund të hasin në mosbesim dhe duke pasur prova kjo nuk mund të ndodhë.”

SHKARKO APP