Krijohet kamera që mund të shohë problemet shëndetësore tek njeriu
Një aparat i ri që mund të shohë përmes trupit të njeriut është krijuar nga studiuesit për të ndihmuar mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme.
Pajisja nuk funksionon me anë të radiografisë apo rrezeve të shtrenjta X, por është një kamera e thjeshtë që lëshon dritë duke parë cfarë ka brenda trupit.
Zbulimi i madh është bërë nga shkencëtarët në Universitetin e Edinburgh dhe Universitetin Heriot-Watt.
Pajisja mund të bëjë dritë në rreth 20 cm dhe mund të zbulojë grimca individuale të quajtura fotone.“Pjesa më e preferuar e kësaj pune është puna me mjekë të mëdhenj për të kuptuar një sfidë praktike të kujdesit shëndetësor, pastaj të përshtatej me teknologjitë dhe paratë e investuara që ndihmuan në zgjidhjen e problemeve reale. Shpresoj që ne të vazhdojmë me këtë ritëm që të bëjmë një ndryshim të madh në teknologjinë e kujdesit shëndetësor,” – tha Dr.Michael Tanner.