Krijohet “truri i ngrirë” që premton “jetën e përjetshme” për 10 mijë dollarë
Projekti, që mban firmën e Nectcome, pret të prezantohet së shpejti. Ka një kleçkë “të vogël”, projekti kërkon eutanazi që të zbatohet praktikisht në trupat njerëzorë, raporton tgcom.it
10 mijë dollarë për të “ngrirë” trurin. Ky është zbulimi i shoqërisë së panjohur Nectcome, krijuar nga dy ish student të Bostonit, e cila do të paraqitet para investitorëve të Y Combinator. Projekti premton “jetën e përjetshme”
Si funksionon?- Kjo lloj shpikjeje arrin të ruajë në mënyrë të mrekullueshme trurin njerëzor, duke e tranformuar në një “xham të akullt”. Që ndryshimi të ndodhë, pa dëmtuar të dhënat brenda tij, është e nevojshme që proçesi të ndodhë në çastin e parë që personi vdes: edhe sikur pak orë të kalojnë, mund të dëmtojë disa pjesë të rëndësishme të këtij organi.
“Pavdeksia e trurit” është quajtur dhe Nectome propozon të aplikohet tek një pacient që nuk ka shpresa për jetën. Ai duhet t’i nënshtrohet eutanazisë, për të mundur të zgjasë jetën e trurit të tij për qindra, pse jo, mijëra vjet.
“Produkti është fatal”, është shprehur themeluesi i projektit Robert McIntyre.
Eksperimenti dhe lista e pritjes- Për momentin Nectome është në fazë eksperimentimi dhe sapo e ka eksperimentuar proçesin në një grua të që sapo ka ndërruar jetë. Nectome po përpiqet të krijojë interes duke i lejuar kujtdo që do të vërë emrin në listë pritjeje dhe ka mundësinë të paguajë 10 mijë dollarë, të cilat mund të tërhiqen sërish nëse klienti ndërron mendim.
25 persona kanë bërë kërkesën deri tani.
/Ora News