Befasojnë kroatët, prodhojnë veturën elektrike më të mirë në botë
Nga Kroacia një vit më parë në Gjenevë u prezantua Rimac Concept Two, evolucioni i asaj që ka qenë një nga super-veturat sportive elektrike më mbresëlënëse, Rimac Concept One.
Një model krejtësisht i ri dhe me numra të pabesueshëm. Po flasim për jo më pak se 1.914 kuajfuqi, një shpejtësi maksimale prej 412 kilometra në orë dhe një përshpejtim të jashtëzakonshëm: 1.85 sekonda nga 0 në 100 km/h.
Pavarësisht këtyre shifrave, me vetëm një mbushje të baterisë kjo super-veturë mund të kalojë deri në 650 kilometra, që do të thotë se ky model është edhe më i mirë se Tesla Roadster i ardhshëm.
E ende vijon të mbetet e pathyeshme në këtë sektor./TopChannel