KT dhe Samsung sjellin lidhjen e parë në botë 5G
Seul, Kore – 26 Tetor 2016 – KT dhe Samsung Electronics njoftuan sot suksesin e përbashkët në krijimin dhe demonstrimin e lidhjes së parë në botë 5G përmes një rrjeti të ndërtuar nga teknologjia 5G end-to-end. Testi u zhvillua në Suwon, Kore e Jugut, në Kampusin e qytetit dixhital të Samsung Electronics.
Ndryshe nga demonstrimet e tjera të lidhjes ndërmjet stacioneve bazë prototip dhe pajisjeve që përdorin specifikimet e patentës, prova e konceptit nga KT dhe Samsung e bën përdorimin e 5G nga Grupi me Interes të Veçantë (SIG) i PyeongChang – një përpjekje të përbashkët të mbështetur nga një grup global i operatorësh dhe shitësish. Ky grup po përcakton kërkesat kryesore teknologjike për shërbimet e lëvizshme 5G dhe është duke punuar gjithashtu për ta ofruar këtë shërbim për herë të parë në botë në fillim të vitit 2018.
“Suksesi i sotëm është i bazuar në një specifikim të përbashkët të ndërtuar përmes bashkëpunimit të disa udhëheqësve të industrisë, të cilët do të ndihmojnë në lehtësimin e shërbimit të parë të lëvizshëm 5G në botë, në Lojrat Olimpike Dimërore në PyeongChang 2018,” tha Sungmok Oh, Shef i Divizionit të Rrjetit pranë KT. “KT do të vazhdojë përpjekjet e saj për të testuar ndërveprimin 5G midis shitësve të ndryshëm përgjatë vitit 2016, duke punuar në drejtim të vendosjes së një rrjeti provë për një verifikim të hollësishëm në vitin 2017.”
“Ne jemi shumë të kënaqur me suksesin tonë, në lidhjen e parë në botë 5G end-to-end, vetëm disa muaj pas finalizimit të specifikimeve të përbashkëta të 5G SIG në PyeongChang,” tha Paul Kyungwhoon Cheun, Yëvendës-Presidenti dhe Shef i Ekipit “Next Generation Communications” pranë Samsung Electronics. “Samsung është entuziast për të vazhduar bashkëpunimin me udhëheqësit e industrisë në të gjithë globin pasi ne punojmë për të arritur momente kyçe në të ardhmen për gjeneratën e mëpasshme dhe për të sjellë 5G më pranë komunikimeve tona të përditshme.”
Gjatë testimit të sotshëm, me përdorimin e spektrit 28 GHz, KT dhe Samsung ekspozuan sinkronizimin e plotë të lidhjeve pa tel (wireless), përcaktimin e adresave IP të pajisjeve, zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe qasjen në internet të pajisjeve nëpërmjet një rrjeti bazë 5G të virtualizuar. Suksesi i testit tregon vlerën e bashkëpunimit të industrisë, si dhe gjendjen e gatishmërisë së teknologjive 5G duke qenë se industria nxit vendosjen e rrjeteve të para komerciale 5G përpara vitit 2020.
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe i jep “formë” të ardhmes me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po përmirëson botën e TV, smartphone-ve, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjeteve, si dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.