Kujdes, ka koronavirus! Aplikacioni që mund të shpëtojë njerëzit
Google në bashkëpunim me Apple kanë njoftuar se do të ndihmojnë në luftën kundër koronavirus duke krijuar aplikacione të përparuara të ‘gjurmimit të kontaktit’. Aplikacionet do të funksionojnë njësoj në iPhone dhe telefonat Android.
Për të ndjekur çdo telefon tjetër me të cilin një person afrohet shumë gjatë një dite, do të përdoret Bluetooth. Nëse ai person më vonë zbulon se ka koronavirus, mund të përdorë të njëjtin sistem për të paralajmëruar të gjithë njerëzit, me të cilët kanë patur kontakte që përpara se të ishin infektuar.
Kjo do i ndihmojë autoritetet të identifikojnë grupimet e reja të infeksionit. Teknologjia gjithashtu do të ndihmojë ata që janë ekspozuar ndaj një personi me Covid-19, që të izolohet para se të infektohen.
“Ne do të mbetemi vigjilent duke ecur përpara për t’u siguruar që çdo aplikacion i gjurmimit të kontaktit të mbetet vullnetar dhe i decentralizuar, të përdoret vetëm për qëllime të shëndetit publik dhe vetëm për kohëzgjatjen e kësaj pandemie”, tha Jennifer Granick, këshilltare e mbikëqyrjes dhe sigurimit të kibernetikës në Unionin e Lirive Civile Amerikane.