Kujdes me AirDrop në Iphone, mund t’ju vjedhin numrin e telefonit

AirDrop i Apple është një mundësi e mirë e shkëmbimit të fotografive, videove dhe linqeve mes pajisjeve iPhone, iPad dhe Mac, por e ka edhe një të metë.

Ky aplikacion u mundëson hakerëve t’u vjedhin numrin e telefonit dhe të zbulojë shumë të dhëna tuaja personale. Studiuesit në Hexway, kanë gjetur numrin e telefonit të shfrytëzuesit, i cili mund të merret nëpërmjet softuerit të instaluar në laptop, Bluetooth dhe sistemin e përdorimit të WiFi.

Mënyra si punon AirDrop – duke shfrytëzuar Bluetooth LE, apo energjinë e ulët të këtij sistemi, për të krijuar mundësinë e lidhjes në rrjet WiFi – nëpërmjet këtij veprimi, shpërndahet edhe numri i telefonit, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e dërgimit dhe pranimit të materialit.

Në të njëjtën kohë, numri i telefonit të përdoruesit ekspozohet ndaj hakerëve dhe mund të bëhet pjesë e të dhënave të ndryshme, si pjesë e krimit kibernetik ndaj privatësisë.

Apple është duke punuar që të ndalojë këtë mundësi në AirDrop, shfrytëzuesit e aplikacionit vetëm mund ta ndalojnë Bluetooth, nëse duan të jenë të sigurt dhe të ndihen mirë.

SHKARKO APP