Kujdes nëse flet keq për “Facebook”, përfundon në listën e zezë
Të flasësh keq në “Facebook” për “Facebook” nuk është një ide e mirë. Sipas asaj që raporton CNBC, Zuckenberg ka aktivizuar në vitin 2008 një sistem për të siguruar pavarësinë e kompanisë.
Kush publikon në rrjetet sociale kërcënime apo kritika ndaj punonjësve të Zuckenberg përfundon në një listë të zezë, e përditësuar në çdo javë.
Kush përfundon brenda listës, kontrollohet nga një skuadër e inteligjencës në shërbimin e rrjetit social. Sipas asaj që tregojnë vartësit e Facebook, për të përfunduar nën vëzhgim mjafton pak. Nuk bëhet fjalë vetëm për kërcënime dhe sharje direkt kundër punonjësve të Zuckenberg, por edhe kritika për gjithë rrjetin. Një koment jo shumë i pëlqyeshëm në një postim mund të aktivizojë makinën e kontrollit.
Merren parasysh edhe kërcënime përgjithësuese. Për shembull, një përdorues ka alarmuar Zuckenberg duke postuar një koment “do e paguani të gjithë”. Njerëzit e sigurisë kanë menduar të kontrollojnë menjëherë vendndodhjen e profilit në fjalë që të mos ishte dikush afër zyrave të kompanisë.
Edhe ish-punonjësit mund të përfundojnë në listën e zezë. Facebook bën me dije se një gjë e tillë bëhet vetëm në rrethana të veçanta, si në rastet e kërcënimeve të dhunshme. Shoqëria, në fakt, mbrohet vetëm duke mbajtur skuadrën të sigurtë.