Kujedes! Tastiera e kompjuterit, burim sëmundjesh

Vjeshta dhe dimri sjellin me vete edhe sezonin e gripërave, viruse që mund t’i marrim ngado, në autobus, në tren, në dyqan etj. Por tashmë është edhe tastiera e kompjuterit një burim virusesh.

Kompjuteri apo tastiera e lap topit tuaj mund të jetë 20 mijë herë më i ndotur se kapaku i tualetit, sipas një studimi. Një grup studiuesish ka analizuar një sërë objektesh zyre për të parë se sa bakterie mund të kenë.

Ata kanë renditur pesë objekte për të gjetur edhe llojet e baktereve që kanë në sipërfaqe. Sipas analizave laboratorike në vend të parë qëndron bexhi elektronik i ID-së që ka 243 herë më shumë baktere se një lodër në shtëpi.

Menjëherë pas tij renditet tastiera e kompjuterit, më pas telefoni, i ndjekur nga mausi. Pra kompjuteri apo lap topi juaj është një burim i madh mikrobesh. Në to është gjetur edhe bakteri tipik që shkakton pneumoninë. Për këtë duhet të merrni një arsenal të tërë antibakterial, menjëherë.

SHKARKO APP