Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:36 Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade Juventusi ka marrë një fitore bindëse 4-0 ndaj Venezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A. Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin, veçanërisht…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush janë “menaxherët e internetit” në botë?

Ekonomi E mërkurë, 25 Tetor 2023 12:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë vit, njerëzimi kaloi kufirin e tetë miliardë banorëve të planetit. Ndërsa 5.4 miliardë njerëz përdorin tashmë internetin. Edhe pse përdorimi i rrjetit elektronik mbarëbotëror është bërë një dukuri e përditshme, pak kush ka dëgjuar për organizatën që është përgjegjëse për përdorimin pa probleme të internetit. Emri i saj i plotë është “Internet Corporation for Assigned Names and Numbers”, ICANN shkurt.

Këtë javë në Hamburg po mbahet takimi i 78-të i Organizatës Botërore të Administrimit të Internetit. Për herë të parë në 20 vjet, konferenca po mbahet sërish në Gjermani, ku janë mbledhur 2500 pjesëmarrës nga fusha e kërkimit, teknologjisë së informacionit, politikës, ekonomisë, sektorit joqeveritar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë është ICANN?

Organizata jofitimprurëse u themelua në vitin 1998 me synimin për të garantuar përdorimin e sigurt, të pandërprerë dhe të qëndrueshëm të internetit, dhe për të krijuar një rrjet unik global. Prandaj ata e shohin ICANN-in në rolin e një lloj “administratori të internetit”. Në mënyrë që mesazhet elektronike të gjejnë adresën e tyre ose të hapin faqen e dëshiruar në internet, është e nevojshme të caktoni një domen dhe një adresë të faqeve. Kjo organizatë ndihmon në caktimin e këtyre domeneve dhe adresave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shfletuesi gjen adresat e paracaktuara të domenit në internet, për shembull www.dw.com, ku “dw” është emri i domenit ndërsa “com” është i ashtuquajturi “domeni i nivelit të lartë të internetit”. “Com” ose “net” janë kryesisht për organizata, por ka dhe domene të tjera për vendet (Gjermania, për shembull, është “de”).

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 2 orësh
Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 5 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 12 orësh

Sidoqoftë, pajisjet që janë të lidhura me internetin gjejnë një numër unik të faqes – një adresë IP (adresa e Protokollit të Internetit). Ngjashëm me një numër telefoni, është i nevojshëm për komunikimin midis dy pajisjeve. Adresa duhet të jetë e saktë në mënyrë që mesazhet të arrijnë në destinacionin e tyre. ICANN, me ndihmën e të ashtuquajturave “autoritete të numrave” në SHBA dhe Evropë, ka 25 vjet që cakton numra të tillë.

Struktura

Organizata u krijua në vitin 1998 me iniciativën e presidentit të atëhershëm të SHBA-së Bill Clinton. Por vetëm në vitin 2016 Shtetet e Bashkuara ia transferuan rolin mbikëqyrës kësaj organizate. Organizata mbron një filozofi sipas së cilës çështjet e internetit nuk duhet të vendosen vetëm nga shtetet, por nga përfaqësuesit e të gjithë aktorëve të interesuar. ICANN madje formulon kulturën e tij organizative në mënyrë që të gjithë përdoruesit e internetit të kenë mundësinë të bashkëvendosin për të.

ICANN përbëhet nga tri pjesë. Pjesa e parë është i ashtuquajturi komuniteti, i përbërë nga organizata globale, aleanca, përfaqësues të biznesit, përdorues individualë të internetit dhe përfaqësues të qeverisë. Së bashku ata përpunojnë udhëzimet. Pjesa e dytë është bordi drejtues i organizatës, që është përgjegjës për drejtimin strategjik të organizatës. Ai zgjidhet nga komuniteti. Dhe pjesa e tretë, struktura menaxheriale profesionale e organizatës, shërben si mbështetje për personelin dhe burimet për komunitetin dhe bordin e administrimit. ICANN, sipas deklaratave të veta, punon në një parim “nga poshtë-lart”. Bordi drejtues nuk përcakton temat që do të jenë në rendin e ditës, por komuniteti vendos për to, sipas nëngrupeve të tij.

Pavarësisht strukturës së hapur organizative, për shkak të shumë grupeve të interesit, për disa nga çështjet ka pikëpamje kontradiktore. Një prej tyre është: deri në çfarë mase interneti duhet të jetë i hapur dhe a duhet të jetë falas. Për shembull, në fillim të pushtimit rus vitin e kaluar, Ukraina kërkoi që Rusia të shkëputej nga interneti. ICANN e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke argumentuar se duhej të qëndronte “neutral”.

Rregullat e veprimit

Konferenca e Hamburgut, e cila zhvillohet nga data 21 deri më 26 tetor, duhet të qartësojë se në cilat rregulla palët e interesuara mund të marrin pjesë në procesin e caktimit të të ashtuquajturave “domene të nivelit të lartë gjenerik” (gTLD), të cilat nga viti 2026 nuk do të kufizohen vetëm në vendet, por do të jetë i lidhur tematikisht në nivel global.

Një shembull tashmë ekziston. Pas domenit të nivelit të lartë të internetit “org” janë shpesh organizata jofitimprurëse, pavarësisht nga vendi i origjinës. Në Hamburg, duhet të futet një rregullore për vendosjen e kërkesave për alokimin e këtyre domeneve. Dhe sigurisht që do të flitet për zhvillimin e mëtejshëm të një interneti të hapur, të lirë dhe të sigurt./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 14 minutash

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 19 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 22 minutash

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 48 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.