Ky është aplikacioni më i ri që po i çmend të gjithë
Vero është rivali i Instagram që është tashmë në krye të App Store.
Aplikacioni pa reklama i lejon përdoruesit të ndajnë fotot, të shtojnë lidhje dhe të rekomandojnë libra, filma dhe shfaqje televizive tek miqtë.
Ky aplikacion kryeson në Apple që nga java e kaluar, duke sugjeruar se përdoruesit e mediave sociale mund të kërkojnë alternativa për platformat e themeluara të mediave sociale.
Por, me disa përdorues që raportojnë probleme, njerëzit po pyesin nëse pretendimet rreth aplikacionit janë shumë të mira për të qenë e vërtetë.
Vero thotë në faqen e vet në Twitter se “ka krijuar rrugën më të mirë për t’i lidhur njerëzit dhe për të shpërndarë jetën reale online”. Aplikacioni po ashtu në disa postime ka thumbuar direkt Facebookun duke thënë se “nuk duam algoritma, as njohje të të dhënave, vetëm që njerëzit realë të kënaqen duke jetuar jetën e tyre në Vero”.
Dallimi më i madh i Veros me rrjetet tjera sociale është se në murin kryesor shfaqen njoftimet vetëm në renditje kronologjike. Vero për dallim prej rrjeteve tjera sociale është me pagesë, ndërsa së fundmi njoftoi se një milion përdoruesit e parë nuk do të kenë nevojë të paguajnë.
Po ashtu ka njoftuar se për shkak të kërkesës së madhe për regjistrime, po ka probleme teknike.