Ky është Cormorant, droni që do shpëtojë jetën e të plagosurve në fushën e betejës
Përdorimi i dronëve është shumë i nevojshëm dhe i kërkuar sidomos në ushtri. Dronët mund të jenë të nevojshëm si pwr transportimin e mallrave ashtu edhe në ndihmën që mund ti jepet të plagosurve.
Shoqata izraelite Tactical Robotics ka zhvilluar dhe përmirësuar me kohë një model droni të VTOL (mjete të specializuara në ulje dhe ngritje vertikale) të cilat janë të gjendje të transportojnë deri në dy persona, për ti dhënë ndihmën mjekësore, duke operuar në zona në të cilat helikopteri e ka të pamundur të ulet.
Një demonstrim i potencialit të modelit Cormorant është bërë këto ditë përballë disa përfaqësuesve të forcave të mbrojtjes izraelite. Gjatë performancës është treguar sesi mjeti me të plagosur, në mungesë të mjekëve në bord, lidhet me personelin në tokë, që monitoron personin që duhet shpëtuar.