Ky është telefoni që përdorin terroristët e ISIS

Nga raporti i shërbimeve franceze mbi sulmin e 13 Nëntorit në Paris kanë dalë detaje të reja rreth mënyrave sesi operojnë anëtarët e ISIS. Ndër to, është edhe mënyra sesi komunikojnë me njëri-tjetrin, për të biseduar apo për t’u dërguar mesazhe personave që ndodhen jashtë vendit.

Në një shkrim të sajin, “Corriere Della Sera” shkruan se ajo që bie në sy është se terroristët e Bataclan futen shumë rrallë në internet, ose të paktën e bëjnë një gjë të tillë fshehurazi, në mënyrë që të mos lënë gjurmë.

Një dëshmitare e marrë peng në teatrin e Bataclan, për policinë franceze tregoi për një laptop jo të lidhur me internetin dhe në të cilin shfaqeshin kode të çuditshme.

E vështirë për të kuptuar se për çfarë sistemi transkiptime bëhet fjalë, por është e qartë se nuk janë rrjete tradicionale.

Edhe kur vjen puna tek zgjedhja e telefonit, terroristët e Shtetit Islamik, preferojnë ato me një përdorim.

Hetuesit kanë bërë të mundur gjetjen e dhjetra telefonave të vegjël ende në kuti.

SHKARKO APP