Letra dhe fallxhorë lamtumirë, vjen aplikacioni që ju thotë kur do vdisni
Aplikacioni shfrytëzon të dhënat e HealthKit, platformës së monitorimit të shëndetit të zhvilluar nga inxhinierët e Apple për iPhone dhe mund të shkarkohet për vetëm 89 cent.
Për të bërë parashikimin, aplikacioni përdor disa të dhëna të transmetuara nga Health, si tensioni, pesha dhe për më shumë kërkon disa informacione për stilin tuaj të jetës. Pasi përpunohen të gjitha të dhënat, fillon numërimi mbrapsht. Në ekran do të shfaqen vitet, muajt, ditët, orët, minutat e deri tek sekondat që ju ndajnë nga vdekja.
Studiuesit duan të saktësojnë që bëhet fjalë për të dhëna statistikore dhe që nuk ka asnjë siguri për rezultatin. Për më tepër, pretendojnë që aplikacioni është një mënyrë për të stimuluar përdoruesin të ketë një jetë më të shëndetshme për të mbajtur sa më larg të jetë e mundur atë ditë, pra vdekjen.