Linja e plotë e produkteve të Samsung që u prezantua në Forumin Evropian në Portugali
Samsung Electronics Co. ka anoncuar të gjithë linjën e televizorëve të saj QLED 2019 në Forumin Evropian Samsung mbajtur në Qendrën e Kongresit Alfandega në Porto, Portugali. Njoftimi për linjën e plotë të televizorëve QLED vjen përpara lançimit komercial të këtyre produkteve të reja në shitësit me pakicë në tregjet europiane muajin tjetër.
Forumi Samsung Evropian u ndoq nga mbi 2,000 partnerë, konsumatorë dhe njerëz të medias nga i gjithë rajoni. Veprimtaria tre-ditore u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të provuar gjithë linjën QLED-it të vitit 2019-të.
Produktet kryesore, prezantuar për herë të parë, përfshijnë televizorë 8K dhe 4K, duke përfshirë versionin Q950R 8K me ekranin që varion nga 65 inç deri në 98 inç, si dhe 4Q Q90 dhe Q85, një model unik për Evropën si dhe Q80,Q70 dhe Q60 që varion nga 43 inç në 82 inç. Gjithsej, linja e zgjeruar e QLED 2019 përmban më shumë se 20 modele dhe përfshin më shumë modele ultra të mëdhenj të televizorëve.
Duke përfshirë më shumë ekraneve ultra të mëdha në linjën e re është pjesë e një strategjie më të gjerë të Samsung që vjen nga zhvendosja e kërkesave të konsumatorëve. Sipas ofruesve të informacionit global të biznesit, IHS Markit, tregu për televizorët 75 inç ose më të mëdhenj, prodhoi 2.1 milion njësi në 2018 dhe pritet të rritet me 43% në 3 milionë njësi këtë vit dhe 5.8 milionë njësi deri në 2022 *.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të besimit dhe dashamirësisë së klientëve tanë ndaj TV Samsung QLED vitin e kaluar”, tha Jongsuk Chu, Zv/President Ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. “Këtë vit, linjat tona QLED 8K dhe 4K po i drejtohen kërkesës në rritje në tregun e televizorëve ultra-të mëdhenj dhe jemi krenarë që jemi në gjendje të sigurojmë linjën tonë më inovative dhe më të fuqishme deri tani”.