Mashtrimet përmes WhatsApp-it, kujdes!
Asnjë rrjet social, nuk shpëton dot nga viruset.
“I nderuar klient, llogaria juaj do të bllokohet vetëm për disa sekonda si pasojë e ofertave të fundit të kompanisë Zara”, është ky një ndër mesazhet që ju dërgohet përdoruesve të WhatsApp-it, një mashtrim i drejtëpërdrejtë.
Më tej mesazhi vijon, “Nëse doni të jeni ndër të parët që të përfitoni nga një ulje e tillë, ju lutem klikoni në këtë link. Nëse dikush prej jush ka marrë një mesazh të tillë në rrjetin social, WhatsApp, e para gjë që duhet të bëjë është ta fshijë atë menjëherë, sepse bëhet fjalë për tentativën e radhës, mashtrimi më i ri, i cili ka si target të gjithë përdoruesit e WhatsApp-it”.
Ky mashtrim vihet në zbatim nga profesionistë të fushës së inxhinierisë informatike, të cilët dërgojnë të njëjtin mesazh në një numër të caktuar përdoruesish të rrjetit WhatsApp dhe në momentin që dikush prej jush e klikon atë link llogaria juaj bllokohet dhe mashtruesi mund të keqpërdorë të gjithë informacionin që ju keni në WhatsApp sipas dëshirës së tij.