Mbrojtja e fëmijëve, prodhohen sensorët për zbulimin e vendndodhjes së tyre
Frika më e madhe e çdo prindi është humbja e fëmijëve, ndaj pothuajse gjithmonë i shoqërojnë në shkollë apo në këndin e lojrave.
Por me aplikacionin e ri Monkey KID Sensor nuk është nevoja që të shqetësoheni. Fëmiëjt tuaj mund ti kontrolloni se ku janë edhe në një distancë shumë të largët.
Monkey KID Sensor është një sensor unik që lejon prindërit të krijojnë një lidhje virtual me fëmijët e tyre. Sensori njofton me shpejtësi kur fëmija largohet jashtë një kufiri të përcaktuar në një aplikacion të instaluar në telefon.
Themeluesi i TëinTech LLC dhe krijuesi i Sensor Monkey KID, Kim Gavin, solli në jetë Sensor Monkey KID pasi përjetoi humbjen e përkohshme të vajzës së saj dyvjeçare në një ditëlindje.
Pas dy viteve punë të madhe, Gavin dhe krijoi një zgjidhje që u përgua nga prindërit dhe synon që situata të tilla të mos ndodhin sërish, shkruan ora news.
“Sensori nuk është i rëndë apo i shtrentë. Paniku që krijohet kur humb fëmija mund të jetë traumatik për fëmijën dhe për prindërin. Kjo pajisje ka për qëllim t’u japë familjeve paqe mendore “, thotë Gavin.