Me ekrane dhe kamera të reja, zbulohen specifikat e Galaxy S9 dhe S9 Plus

Vitin e kaluar Samsung i shpëtoi për mrekulli stuhisë së Galaxy Note 7-ës kur prezantoi Galaxy S8-ën, një prej telefonëve më të mirë të 2017-ës dhe ndër më të mirët që ka prodhuar gjiganti Korean në vite.

Andaj nuk është diçka e papritur të mësojmë se Galaxy S9 dhe S9 Plus, të cilët dalin në shitjet nga data 2 Mars dhe godasin tregjet më 16 Mars, të jenë të ngjashëm me S8-ën.

Në fakt Galaxy S9 dhe S9 Plus janë aq të ngjashëm saqë në pamje të parë mund ti ngatërroni.

Çifti i S9 ruan dizajnin tërheqës së S8-ës, por janë më të gjatë falë ekraneve të lakuara 18.5:9.

Modeli S9 vjen me ekran 5.8-inç ndërsa S9 Plus me ekran 6.2-inç. Panelet janë Super AMOLED dhe rezolucioni 2960×1440 piksel.

2500

Nëse mendoni se mund të shfrytëzoni këllëfët e S8-ës tek S9 e keni gabim. Kjo sepse skaneri i shenjave të gishtërinjve është zhvendosur nga në të djathtë të kamerave poshtë tyre.

Struktura e butonëve qëndron e njëjta, përfshirë kufjet 3.5 mm. Pak diferenca do të vini re edhe në bokset e S9-ës të cilët tashmë prodhojnë 40% më shumë zë sipas Samsung.

Specifikat e Harduerit:

  • Procesor: Snapdragon 845 ose Samsung Exynous
  • RAM: 4 ose 6GB
  • Memorie: 64GB + microSD
  • Bateria: 3,000 mAh (S9) dhe 3,500 mAh (S9 Plus)
  • Kamera: e pasme 12 megapiksel duale, frontale 8 megapiksel
  • Sistemi Operativ: Android 8.0 Oreo
  • Ngjyra: zezë, purpurt, dhe blu
  • Të tjera: DeX, IP68, LTE 1.2Gbps, karikim wireless
  • Mbase komponenti më i rëndësishëm i telefonit është sistemi i ri i kamerave që vjen si një lente e vetme për S9 dhe duale për S9 Plus.
  • 3627
  • Sensori ka një hapje mes f/1.5 deri në f/2.4 në varësi të ndriçimit. Kështu S9-ta lejon 28% më shumë dritë në sensorin e kamerës sesa S8-ta.Hapjen e sensorëve të kamerës mund ta kontrolloni edhe manualisht nga aplikacioni. Përtej kësaj veçorie, sensori 12 megapiksel përmban teknologjinë e gjeneratës së dytë “Dual Pixel” me një autofokus më të shpejtë dhe performancë 30% më të lartë në dritë të paktë.

    Telefoni mund të regjistrojë video me 960 frekuenca në sekondë në rezolucionin 720p. Kamera dytësore e S9-ës shërben për kapjen e imazheve me kënd të gjerë, fotografimin e portreteve dhe fotove live.

    Të dy telefonët kanë kamera të pasme 8 megapiksel me hapje f/1.7. I integruar në sistemin e ri të kamerave është një funksion i ngjashëm teknikisht me Animoji në iPhone X të cilin Samsung e quan AR Emoji.

  • Përdoruesit mund të kapin imazhe të fytyrës duke përdorur 100 pika dhe të ndërtojnë karaktere 3D të përshtatura.Më pas aplikacioni krijon 18 GIF-e të animuara të aksesueshme në tastierë për tu përdorur nga aplikacionet e komunikimit.Flagshipi i Samsung do të debutojë me Android 8.0 Oreo, por ndryshe nga hardueri, ai mbetet ti njëjti. Samsung ka ridizajnuar pjesë të aplikacionit Bixby.

    S9 dhe S9 Plus do të funksionojnë me të njëjtin Gear VR krahas Note 8-ës dhe Daydream View. Gjithashtu do të funksionojnë me DeX Station.

    S9 ofron mbështetje për dy ekrane të jashtme 2K dhe Samsung ka nënshkruar marrëveshje me 40 partnerë për optimizimin e aplikacioneve për DeX.

    Ndërsa ndryshimet e mëdha në S9 mungojnë, ato pak që janë realizuar pritet ta bëjnë atë një telefon edhe më të dëshiruar këtë vit.

    Është interesante të shohim se diferencat mes S9 dhe S9 Plus kanë filluar të shtohen përtej madhësisë së ekraneve siç është rasti i kamerave. /PCWorld Albanian.

SHKARKO APP