Me ‘Google Maps’ tani do mund t`i dërgoni mesazhe dhe bizenseve

Google do të nxjerrë në pah një funksionalitet të ri në Maps që u jep mundësi përdoruesve të lidhen me profilet e bizneseve të ndryshme në vendet e afërta dhe t’iu dërgojnë mesazhe për gjërat që kërkojnë.

Ju do të mund t’i shihni mesazhet tuaja me bizneset me të cilat lidheni me anë të ‘Business Profiles’ në menunë anësore, brenda aplikacionit Google Maps si në pajisjet Android, ashtu dhe iOS.

Që ky funksionalitet të funksionojë siç është parashikuar, nëse bizneset lokale janë në dispozicion për të pranuar mesazhe nga përdoruesit, ata duhet të instalojnë aplikacionin My Business dhe të mundësojnë mesazhet.

Aplikacioni My Business është një mjet falas që u ndihmon pronarëve të bizneseve të vogla që të arrijnë më shumë njerëz në internet dhe të lidhen me klientët e tyre përmes Google, për të përshkallëzuar rritjen e sipërmarrjeve të tyre.

Për sa kohë që një biznes lokal ka mundësuar mesazhet, do të mund të lidheni me ta vetëm me një buton. Shikoni butonin ‘message’ në Profilet e biznesit në Google Search dhe Maps.

Vitin e kaluar, Google i mundësoi përdoruesve në disa vende të përzgjedhura që t’i dërgojnë mesazhe bizneseve duke përdorur “Profilet e biznesit” në Google, duke u lejuar atyre të dërgojnë mesazhe tek bizneset pa pasur nevoja të bëjnë një telefonatë.

Ndërsa ky funksionalitet është i pranishëm tashmë në Maps, përdoruesit e Google në vende të tjera në mbarë botën do të mund të bisedojnë me bizneset për herë të parë.

SHKARKO APP