FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Më lër të dërgoj një mesazh” përdoruesit e rrjeteve sociale humbin durimin, çfarë ndodhi sot në mëngjes

Mëngjesin e të enjtes të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale kryesisht, Facebook Messenger dhe Instagram në Mbretërinë e Madhe janë përballur me një kufizim të komunikimit online.

Shumë përdorues në Angli prej orës 7 të mëngjesit të sotëm nuk kanë mundur të shkëmbejnë mesazhe dhe telefonata nëpërmjet rrjeteve sociale me miqtë e tyre.

Disa janë shprehur se ose Wifi është shumë i dobët dhe nuk po furnizon me internet pajisjet e tyre ose po bëhet ndërhyrje nga të tjerë në faqet personale të tyre, pasi “Messenger” shkruan që nuk është në dispozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

“’Ose një haker është në Facebook në telefonin tim ose wifi im është jashtëzakonisht i dobët këtë mëngjes. Më lër të dërgoj mesazhe me miqtë e mi!”- shkruan një përdorues

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa të tjerë janë shprehur të revoltuar me situatën që u përballën këtë mëngjes në rrjete sociale dhe kanë zgjedhur Twitter për të ndarë reagimet e tyre.

Rreth 80 % e përdoruesve këtë mëngjes nuk dërgonin do një mesazh nga pajiset e tyre elektronike. Kurse 20 % e tyre kishin problem gjatë lundrimit në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?