Me vlerë 550 dollarë, Apple nxjerr në shitje kufjet e reja AirPods Max

Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple ka nxjerrë në shitje kufjet e reja të AirPods Max, me vlerë 550 dollarë, duke i bërë më të shtrenjta sesa Xboxi i ri apo PlayStation i ri.

Sipas publikimit në What Hifi, kufjet e ngjashme pa kabllo të prodhuara nga Sony apo Sennheiser, shiten me pakicë për afro 350 dollarë.

Çmimi i lartë ka ngritur shumë pyetje për vlerën e produktit. Ndërkohë, këto kufje, sipas Apple, kombinojnë dizajnin akustik, çipat H1 dhe softuer e avancuar për të ofruar “përvojën përfundimtare të dëgjimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?