Mënyra e thjeshtë për të dalluar nëse e keni celularin origjinal apo fallco

Për ata që marrin vesh nga këto punë, prodhimet origjinale mund të dallohen që në cilësinë e materialit. Por, gjithsesi ndodh çdo ditë që të shiten produkte fallco në treg me pretendimin se janë origjinale. E njëjta gjë ndodh edhe me celularët.

Një mënyrë e mirë, ndër të tjerat, për të zbuluar nëse telefoni juaj i zgjuar është origjinal apo thjesht një kopje  e shëmtuar është edhe vendi i prodhimit.

Për të gjetur vendin e prodhimit, mjafton të shtypni *#06# dhe më pas butonin e telefonatës. Pasi të keni bërë këtë veprim, do t’ju shfaqet një numër i gjatë me shumë shifra, ku shifra e 7 dhe e 8 tregon vendin e prodhimit.

Çdo shifër është një kod për shtetin përkatës.

Kodi 00- Telefoni juaj është prodhuar në vendin origjinal të pajisjes, Apple SHBA, Samsung- Kore e Jugut.

01 ose 10- Telefoni është prodhuar në Finlandë

02 ose 20- Telefoni është prodhuar në Emirate

03 ose 30- Telefoni është prodhuar në Kore

04 ose 40- Telefoni është prodhuar në Kinë

05 ose 50- Telefoni është prodhuar në Brazil, Shtetet e Bashkuara ose Finlandë

06 ose 60- Telefoni është prodhuar në Hong Kong, Kinë ose Meksikë

08 ose 80- Telefoni është prodhuar në Gjermani.

SHKARKO APP