“Mesazhe shumë të dërguara”, WhatsApp bën kufizimin e radhës

WhatsApp ka shtuar kontrollim mbi potencialin e mesazheve private që mund të shpërndajnë dezinformata në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Aplikacioni bëri me dije të martën se do të vendosë kufij të rinj në përcjelljen e mesazheve. Duke filluar nga sot, mesazhet që janë identifikuar si “shumë të dërguara”, pra mesazhet e bëra pesë ose më shumë herë forward, do të mund të përcillen vetëm te një person i vetëm.

Masa është vendosur për të zvogëluar shpejtësinë me të cilën informacioni lëviz nëpër WhatsApp, duke vendosur një balancë mes informacioneve të vërteta dhe trillimeve.

“Ne e dimë që shumë përdorues përcjellin informacione të dobishme, si dhe video qesharake, meme dhe reflektime ose lutje që ata i konsiderojnë kuptimplota. Javët e fundit, njerëzit kanë përdorur WhatsApp-in për të organizuar momente publike të mbështetjes për punonjësit e shëndetit”, tha kompania, e cila është pjesë e Facebook, në një postim në blog.

“Sidoqoftë, kemi parë një rritje të konsiderueshme të sasisë së dërgimit për të cilën përdoruesit na kanë thënë se ndjehen të lodhur dhe mund të kontribuojnë në përhapjen e dezinformatave. Ne besojmë se është e rëndësishme të ngadalësoni përhapjen e këtyre mesazheve për të mbajtur WhatsApp-in një vend për bisedë personale”, vijon njoftimi. /The Verge

SHKARKO APP