“Microlino”, makina që nuk është një makinë! Elektrike, peshon 430 kg dhe ka shpejtësi 90 km/orë (FOTOT)

Zhvillimi i industrisë së “e-mobility” do të marrë formën e një “bubble car (makinës flluskë)”.  Duke nisur nga viti 2021 do të nisë prodhimi i Microlino, trashëgimtares së “Bmw Isetta” në version elektrik.

Ndërtimi i saj do të bëhet nga “Cecomp”, një kompani teknologjike e zgjedhur si partner prodhimi “Micro Mobility System”, kompania zvicerane lider në tregun e monopatinave dhe ka ideuar projektin.

Makina do të ketë kapacitet për dy persona, do të jetë pak më e gjatë se 2 metra dhe do të peshojë 430 kilogramë.

Shpejtësia parashikohet të arrijë në maksimum 90 kilometra në orë. / SCAN

SHKARKO APP