Microsoft “parakalon” Amazon – Bëhet kompania e dytë më e madhe amerikane

Amazon fshiu 68.1 miliardë dollarë në vlerë tregu ditën e Premte, duke humbur kështu vendin e dytë si kompania më  vlefshme në botë.

Në vend të dytë është ngjitur kështu një tjetër gjigand i sektorit teknologjik, Microsoft. Tashmë Amazon vlen ‘vetëm’ 803 miliardë dollarë duke bërë që t`i largohet ndjeshëm objektivit të paracaktuar për t`iu bashkuar Apple në kalimin e 1 trilionë dollarëve. Vetë kreu i Amazon, Jeff Bezos, i cili është edhe njeriu më i pasur në botë ka humbur 11 miliardë dollarë nga pasuria e tij të premten e zezë të tregjeve.

Kjo rënie kërcënon vendin e parë të tij në listën e më të pasurve të botës. Edhe këtu gara është mes Amazon dhe Microsoft, pasi njeriu i dytë më i pasur në botë është pikërisht themeluesi i Microsoft, Bill Gates. Microsoft parakaloi Amazon në vlerë tregu gjatë muajve të parë të këtij viti, ndërsa tashmë që flasim, Microsoft është 20 miliardë dollarë përpara Amazon. Kompania e themeluar nga Bill Gates ka një vlerë aktuale tregu në 821 miliardë dollarë.

SHKARKO APP