Microsoft prezanton Office 2016

Duket se Microsoft kohët e fundit po përpiqet fort të rifitojë vendin e humbur në treg. Kjo vihet në produktet e reja me të cilat ajo po debuton. Pas lançimit të versionit paraprak të shërbimit të ri Skype for Bussines, tanimë kompania ka sjellë dhe versionin paraprak të Office 2016. Zhvilluesit dhe ekspertët e teknologjisë mund të regjistrohen për të përdorur Office 2016 në uebfaqen Microsoft Connect.

Deri më tani duket se ky version do të jetë i disponueshëm për përdoruesit individual të Office 2016. Ja vlen të përmendim se lançimi i Office 2016 është veçmas aplikacioneve Office të dizenjuara për tu përdorur në ekranet me prekje që erdhën si pjesë e versionit paraprak teknik të Windows 10. Office 2016 është më i fokusuar tek bizneset dhe manaxherët e teknologjisë së informacionit. Në blogun e Microsoft mund të gjeni një sërë informacioni të detajuar mbi Office 2016 por ja cilat janë gjërat më kryesore të kësaj pakete:

  • Mbrojtja e të dhënave në Word, Excel dhe Power Point.

Kjo i lejon administratorët e teknologjisë së informacionit të sigurojnë dokumentet në Office përmes shpërndarjes së centralizuara dhe politikave të reja. Kjo mënyrë e ruajtjes së të dhënave quhet ndryshe DLP dhe ka qënë e disponueshme vetëm për Exchange, Outlook, OneDrive for Bussiness, dhe SharePoint.

  • Përmirësimet teknike të Outlook.

Microsoft ka aplikuar një sërë përmirsimesh në softuerin e emailit, ka përfshirë mbështetjen për më shumë faktorë autentikimi, opsione shtesë magazinimi, performancë e përgjithshme më e shpejtë dhe kërkim më të besueshëm.

  • Tipare të reja

Ekspertët e teknologjisë mund të pëfitojnë nga karakteristikat e reja në manaxhimin e bandwidth, fleksibilitet në përditësime dhe një mënyrë për të manaxhuar aktivizimet përmes disa përdoruesve.

  • Karakteristika të aksesueshmërisë

Microsoft premton një qasje më të mirë të tastjerës për opsionet kryesore të Excel sic janë PivotTables. Vec kësaj kompania ka adresuar problemet e lexueshmërisë në Outlook. Ashtu sic thuhet Office 2016 do të përfshijë dhe një temë më ngjyra të errëta.

  • E drejta e manaxhimit të informacionit për diagramet Visio

Kjo e drejtë manaxhimi ose e quajtur ndryshe IRM, i lejon përdorusit të bllokojnë dokumentet ndaj redaktimit dhe shpërndarjes. Tanimë këto tipare janë bërë pjesë dhe e softuerit tabelë në Microsoft.

Microsoft akoma nuk ka dhënë një datë zyrtare të lançimit të Office 2016 por është duke synuar ta sjellë atë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë Microsoft vazhdon të përditësojë versionin paraprak dhe të nxjerrë në pah karakteristikat më të reja. Por për cfarë është e gjitha kjo e rëndësishme? Office 2016 ka qënë për shumë kohë objekt i thashethemeve dhe spekullimeve, por kjo shënon herën e parë që Microsoft ka folur publikisht për versionin e ri të paketës së saj të produktivitetit. (PC World Albanian)

SHKARKO APP