Microsoft “tërheq” laptopët Huawei nga dyqanet online

Një tjetër gjigant i teknologjisë amerikane po distancohet nga Huawei. Microsoft ka hequr laptopet e kompanisë kineze nga dyqanet e saja në internet. Një kërkim të premten për laptop  “Huawei” nuk rezultoi të jepte ndonjë produkt të kompanisë ndërsa link-et me modelet më të fundit tani firgurojnë se nuk ekzistojnë (error messages). Ky veprim vjen pasi Shtetet e Bashkuara vendosën Huawei në një listë të zezë tregtare, duke ndaluar bizneset amerikane të shesin teknologji dhe komponentë kompanisë. Sipas kufizimeve të reja, Microsoft nuk mund të furnizojë sistemin operativ të Windows me Huawei, të cilin kompania kineze e përdor në laptopët e saj.

Zëdhënësi i Microsoft, Andreë Pickup tha të premten se kompania nuk “ofron ndonjë koment për këtë temë”. Kjo është vetëm pengesa e radhës për gjigantin kinez të teknologjisë.

Humbja e Microsoft si një furnizues do të jetë më pak e dhimbshme për Huawei, i cili në nivel global kishte vetëm 2% të tregut për laptopë, sipas Ishan Dutt, një analist me firmën kërkimore Canalys.

Huawei deklaroi këtë javë se do të donte të vazhdonte të vepronte në ekosistemet e Microsoft dhe Google, por kishte ndërtuar një sistem operativ dhe një dyqan alternativ në rast të një ndalimi të eksportit të SHBA-ve.
Një sistem i ri operativ “do të ishte një shitje me të vërtetë e vështirë për konsumatorët”, tha Dutt of Canalys, duke shtuar se Huawei do të ketë nevojë për një “lëvizje perfekte” për të trajtuar çështjet dhe shqetësimet e sigurisë rreth markës së saj.

Burimi: CNN

SHKARKO APP