Miliarderi investon100 mln $ për të gjetur Tokë tjetër
Investitori i internetit, miliarderi Yuri Milner ka shpallur një iniciativë për plot 100 milionë dollarë, për të kuptuar e për të njohur sa më mirë kozmosin, këtë herë duke krijuar e zhvilluar qindra anije të vogla hapësinore për të udhëtuar drejt sistemit tonë yjor dhe për të dërguar pas pamje dhe fotografi të rralla.
Në një konferencë për mediat në Nju Jork, Milner shpalli planin “Përmes yjeve” që sipas tij synon të demonstrojë prova të konceptit të për anije të shpejtësisë së lartë. Kostoja e një aventure të tillë pritet të jetë ndjeshëm më e lartë se çdo projekt tjetër të realizuar deri më sot në fushën e shkencës ndërkombëtare.
Misioni kërkues do të ndihmojë në përcaktimin përfundimtar, nëse sistemi yjor rreth 25 trilion milje larg, Alpha Centauri përmban apo jo një lloj planeti tokë, pra të përshtatshëm për të qëndruar e për të jetuar.
A ka një hile kjo histori? Do të duhen vite tha Milner për të zhvilluar projektin “Përmes yjeve” dhe nuk ka asnjë garanci nëse do të funksionojë apo jo.
Njoftimi publik nga ana e Yuri Milner në krah edhe të sizmiologut Stephen Hawking, vjen vetëm një vit pas publikimit të lajmit se miliarderi rus do të merret me këtë fushë, për të investuar aty miliona dollarë siç bëri me projektin e mëparshëm “Përmes dëgjimit”, një projekt 10 vjeçar e me vlerë 100 milionë dollarë, që monitoron sinjalet radiofonike për të zbuluar shenja jete përqarkuniversit.
Projekti “Përmes yjeve” përfshin disa makina, pajisje të vogla e të ndricuara që do të mbajnë në to kamera dhe pajisje të tjera komunikimi. Skencëtarët shpresojnë që këto pajisje, që njihen ndryshe edhe si nanocrafte, të mund të fluturojnë në 20% të shpejtësisë së dritës, pra qindra herë më shpejt sesa anijet e sotme hapësinore.
“Drita që do të drejtojë nanokraftet janë teknologjia më pragmatike e mundshme sot për sot. të tjerat më pas, kundërshtitë, ja lëmë rrugës së gjatë që kemi përpara, ja lëmë të ardhmes” tha Hawking.
I pyetur nëse përmes këtij projekti, ata synojnë të zbulojnë një jetë inteligjente të ndonjë alieni apo ndonjë planet tjetër përgjatë 20 viteve të ardhshme, Hawking u përgjigj:
“Probabiliteti është i ulët. Por ndoshta. Ama zbulimet e bëra nga misioni Kepler sugjerojnë se ka miliarda planete me jetë vetëm në galaksinë tonë. Ka së paku 100 miliardë galaksi në universin e dukshëm. Ndaj mendoj se diku atje jashtë ka një jetë tjetër”.
Ekipi synon që të dërgojë një anije të madhe hapësinore drejt orbitës, që përmban në vetvete qindra nanokrafte, e më pas t’i lëshojnë ato një e nga një.
Ideja është pasuar me rezultate të ndyshme.
2 vjet më parë, universiteti i Cornell “KickSat, dërgoi në hapësirë një anije që përmbante 104 mikro satelitë por dështoi në lëshimin e tyre. Plani ishte që ajo të lëshonte satelitët në orbitë dhe të mblidhte të dhënat disa javë më pas.
Avi Loeb, një fizikant teorik dhe kryetar i komitetin këshillues për projektin “Përmes yjeve” ka ballafaqur dhe krahasuar sfidat, përfshirë edhe faktin nëse nanokraftet do të shpëtojnë apo pas impaktit me lëshimin në hapësirë.
Në këtë mënyrë do t’i japim fund edhe udhëtimeve në hapësirë, kërkimeve të vazhdueshme në hapësirën yjore, me detaje por shkencëtarët shprehen së paku optimistë se nga ky projekt do të përfitohen shumë avantazhe.
“Sfida me të cilën ne po përballemi është të lëvizimin një anije fare të vogël hapësinore në një shpejtësi vërtet të lartë dhe më pas ti kalojmë këto objekte pranë diellit. Nuk ka rëndësi objektet që ne do zbulojmë, rëndësi ka objektivi ynë. Kështu nëse ka një planet të nëntë, atëherë ne duhet ta zbulojmë apo ta vizitojmë apo të kalojmë pranë tij. Avantazhi i këtyre anijeve të vogla hapësinore është se ti mund të dërgosh qindra të tilla në dhe ata do tra bëjnë punën në një kohë të shkurtër. Administrimi i NASA-s ndryshoi herën e parë që anija “New Horizon” u lançua për herë të parë dhe arriti Plutonin” shpjegoi Loeb.
Sigurisht që qeveritë janë skeptike për këtë projekt kërkimi për shkak të natyrës spekulative, tha ai, ndonëse sot teknologjia premton gjithçka.
Nëse nanokrafti arrin sistemin yjor dhe realizon me sukses fotografi e pamje, do të duheshin më pas 4 vjet, që këto pamje t’i transmetohen më pas Tokës.
Që prej viteve 90 kur ishte një student në Moskë, për tu zhvendosur më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milner ja ka dedikuar jetën e tij teknologjisë dhe eksplorimit të natyrës, sigurisht falë parave të tij. Ai është i njohur edhe për investimet e tij mëse të arrira, mes të cilave edhe në rrjetin social Facebook apo në kompaninë gjigande kineze të smartphone, Xiaomi.