Miliona dollarë për jetëgjatësinë e baterive

Prodhuesi i materialeve për bateri, komapania Sila Nanotechnologies ka siguruar një fond prej 170 milionë dollarë, si shtesë e përpjekjeve për përmirësim të kapacitetit ruajtës të baterive “litium-jon”, kryesisht për prodhuesin gjerman ”Daimler AG”.

Shifrat e fundit, kanë çuar totalin e financave të kompanisë në 295 milionë dollarë, me çka planifikohet që konsumatorët e parë të furnizohen brenda vitit të ardhshëm.

Kompania po zhvillon një material me bazë silikoni, me të cilin synon të zëvendësojë grafitin në baterinë “litium-jon”, me shpresë të zgjasë jetëgjatësinë e baterisë si dhe performancën e saj.

“Përmirësimet e baterive tradicionale li-jon kanë ngelur në një rritje me vetëm 1-2 % për vite të tëra. Zbulimi i Sila Nano demonstron një përmirësim dramatik me 20 %, me një potencial që kjo të rritet me 40 % krahasuar me baterinë tradicionale li-jon”, tha kompania, e cila tashmë po planifikon të hyjë edhe në tregun e automobilave me BMW dhe ”Daimler AG”. /ATA/

SHKARKO APP