FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mira Murati, shqiptarja që është Shefe e Teknologjisë në kompaninë e njohur OpenAI tregon në The DailyShow për sistemin DALL-E 2

Mira Murati është shqiptarja e cila është njëherësh Shefja e Teknologjisë në një ndër kompanitë më të famshme dhe të avancuara në botë për inteligjencë artificiale, OpenAI.

Murati ishte e ftuar së fundmi në emisionin The Daily Show të Trevor Noah, e cila foli për sistemin DALL-E 2. Kjo teknologji krijon imazhe përmes një përshkrimi apo teksti të caktuar.

“Është një imazh origjinal që nuk është parë më herët. Ne kemi krijuar imazhe që nga fillimi, dhe ne thjesht morëm një pjesë të madhe të këtij imazhi dhe i kemi ushqyer me këtë sistem AI. Dhe mëson këtë lidhje midis përshkrimit të imazhit dhe vetë imazhit, i mëson këto modele dhe përfundimisht gjeneron imazhe që janë origjinale dhe nuk ishin kopje që mund të jenë parë më herët”, ka thënë ajo në The DailyShow derisa shpjegon softuerin DALL-E.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, Murati ka studiuar inxhinieri në Shkollën e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth të Massachusetts, SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka udhëhequr më parë ekipet e produktit dhe inxhinierisë në “Leap Motion” për ndërtimin e ndërfaqeve hapësinore njeri-makinë.

Gjithashtu shqiptarja thuhet se ka udhëhequr projektimin, zhvillimin dhe lansimin e produkteve të automjeteve në Tesla Motors duke përfshirë Model X, si dhe programe inovative në hapësirën ajrore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?