Modeli i ri i Seat “mbetet” pa emër për shkak të krizës në Kataloni

Ndonëse kishte paralajmëruar se më 15 tetor do të njoftonte emrin e modelit të ri SUV, prodhuesi spanjoll ka shtyrë ceremoninë solemne ku zyrtarisht do të publikonte emrin e kësaj veture, për shkak të krizës aktuale politike në Kataloni.

Në Seat thonë se për shkak se mediat janë të fokusuara në tema politike, nuk është momenti i duhur që të bëhet i ditur emri i modelit të ri më 15 tetor, ashtu sikurse ishte planifikuar më herët.

Pavarësisht shtyrjes, zhvillimi dhe prodhimi i ardhshëm i modelit më të madh SUV të Seat nuk janë të kërcënuara dhe se ai do të prodhohet në fabrikën e Volkswagen në Volfsburg.

Ndryshe, në përzgjedhjen e ngushtë për emrin e ri të modelit SUV janë: Alboran, Aranda, Avila dhe Tarraco.

SHKARKO APP